NISIN XHIRIMET E KLIPIT TË MOZZIK E XHENSILËS

By

Kanë nisur xhirimet e klipit të këngës së Mozzik dhe Xhensila Myrtezaj e titulluar ‘Ama dorën’.

Projekti cili do të publikohet së shpejti ka skena të xhiruara në Tiranë dhe lokacione të tjera nga produksioni Pro Video.

Për dukjen në videoklip është përkujdesur stilisti Niko Komani i cili u tregua i aftë për transformime rrënjësore në imazh të Xhensilës në ‘Ring the Alarm’ që rezultoi me sukses absolut të këngëtares.

Ndryshe, për Mozzikun ky projekt pason ‘Premtimet’ i cili padyshim se është një ndër hitet më të mëdha të kësaj vere. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm