Capital T me biznes jashtë Kosovës?!

By

Reperit Capital T me gjasë nuk i mungon asgjë. Fama, karriera, koncertet e shumta që i gjenerojnë të ardhura e një jetë luksi në përgjithësi e shoqërojnë atë në çdo hap.

Por, reperi 25 vjeçar duket se ka një vizion të shtrirë në terma afatgjatë për të ardhmen.

Siç mëson Prive.al, reperi tashmë po mendon krijimin e një biznesi duke investuar kapital por jo në Kosovë e as diku tjetër afër por në një shtet europian.

Suedia është opsioni i preferuar nga Kapo për të nisur një sipërmarrje shkaku i ambientit stabil dhe klimës së mirë të të bërit biznes.

Mbetet të shihet me kalimin e kohës nëse Trimi do të konkretizojë idenë të cilën po e shpalos me miq e familjarë. Duke e njohur për natyrën e tij të vendosur, duket se e gjithë ajo që mbetet është të presim se kur do ta nis ai një biznes të tillë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm