Konfirmohet më në fund: Nusja mbretërore shkon pa babain në dasmë, kjo është arsyeja

By

Nusja më e re e familjes mbretërore, e ka konfirmuar se babai i saj nuk do të marrë pjesë, në fakt nuk mundet, që ta shoqërojë vajzën e tij drejt altarit këtë të shtune, kur ajo ta kurorëzojë dashurinë me Princin Harry.

Pallati Kesington, sapo ka lansuar një deklaratë nga Meghan Markle, e cila ka thënë:

“Fatkeqësisht, babai im nuk do të jetë pjesë e dasmës tonë. Gjithmonë jam kujdesur për babanë tim dhe shpresoj që ai ta ketë hapësirën e mjaftueshme për tu fokusuar në shëndetin e tij”.

Lajmin së pari, se babai i saj nuk do shkojë në dasmë, e ka dhënë gazeta amerikane e shoubizit TMZ, e cila shkruante se Thomas Markle, është shtrirë në spital pasi i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik shumë serioz në zemër dhe se nuk do jetë në gjendje të udhëtojë.

Mirëpo, nëna e saj, do të jetë në altar në ditën kur aktorja Meghan do të kurorëzohet. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm