Ashtu siç ishte dyshuar, fotografitë e Mozzik dhe Loredanës me datën 14.09.2018 nuk janë as më pak e as më shumë se paralajmërim i duetit të dyshes.
I përfolur tash e një kohë, bashkëpunimi me titull “Bonnie & Clyde” do publikohet të Premtën që po vjen.
Pritshmëritë për këtë këngë janë tejet të larta marrë shkas nga fama e çiftit por edhe projektet e kohëve të fundit, të publikuara ndarasi.
Kujtojmë se poashtu, në pak muaj Mozzik dhe Loredana do bëhen prindër për të parën herë meqenëse tashmë, Loredana është në gjysmën e dytë të shtatzënisë,e cila duket se nuk po e pengon për aspektin e karrierës. /Prive.al