Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Kë do e ketë përballë si konkurencë Arjan Çani? - Privé - Faqja Zyrtare

Kë do e ketë përballë si konkurencë Arjan Çani?

By

Arjan Çani do jetë sërish me programin e tij historik ‘Zonë e lirë’ në sezonin e ri televiziv në Klan.

Ndonëse ndryshimet dhe spostimet e orareve kanë përfshirë emra të tjerë, Çani nuk u prek.

Të premteve nga ora 21:00 ai do jetë në transmetim për shikuesit besnikë që e ndjekin prej më shumë se 13 vitesh.

Por kë do e ketë përballë?

Top Channel duket se ka menduar që konkurencën ta bëj me një program të profilit komplet tjetër.

Ndryshe nga ‘Top Show Magazine’, fati i të cilit nuk dihet në sezonin e ri, nga Tetori, të premteve, Renato Mekolli me spektaklin e tij të gatimit do jetë përballë Çanit teksa nga Janari e tutje, rikthehet ‘The Voice Kids’ me Ledion Liçon.

Kush do të triumfojë në shikueshmëri? Mbetet të shihet! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm