Regjisorja Arzana Kraja e cila u u gjet pa shenja jete të mërkurën në lagjen “Kalabria”, shokoi komunitetin artistik dhe mbarë vendin me vdekjen e saj të parakohshme.
E ndjera, njëherit vajza e akademikut Mehmet Kraja, pas vetës ka lënë në krijimtari të bujshme artistike.
Ajo ishte regjisore e filmave të metrazhit të shkurtër: ‘Shkurta” dhe atij të gjatë ‘Fusha e mëllenjave”. Ky i fundit kishte hapur edhe zyrtarisht edicionin e 11-të të PriFest.
Teatri Kombëtar i Kosovës sot po mban një mbledhje përkujtimore për regjisoren e cila dha shumë për komunitetin artistik të Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet që kolegët e saj të japin fjalët e fundit lamtumirëse./Prive.al