Komplet e papritur: Tuna e Gold AG bashkë në koncerte?!

By

Dafina Zeqiri ka qenë kryetema këtë vit kur është fjala tek rinisja e marrëdhënieve me kolegë të cilët për vite të tera as që i ka përshëndetur.

Por, duket se frymën pozitive të rregullimit të relacioneve po e ndjekin edhe artistë të tjerë.

Të rradhës janë Gold AG dhe Tuna që duket se më nuk e kanë problem të performojnë në koncerte të përbashkëta, siç nuk është se kanë vepruar ndonjëherë paraprakisht.

Kjo të paktën lihet të kuptohet nga paralajmërimi i fundit i Arianit në Instagram i cili ka shpërndarë koncertin e datës 26 Nëntor në Athinë ku posterin e ndan me Tunën.

Dy artistët shumë të kërkuar nuk janë shquar për ndonjë relacion të afërt mes vete teksa krisjen e madhe e shënuan në 2014-tën kur thumbuan indirekt njëri tjetrin përmes statuseve në Facebook të cilat atëbotë patën bujë të madhe në media. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm