Konglomerata e mallrave luksoze LVMH njoftoi se do të sigurojë xhel hidroalkoolik për autoritetet franceze falas pas frikës së mungesës së antibakterialit të duarve.
Prodhuesit e parfumeve dhe kozmetikës Christian Dior, Guerlain dhe Givenchy do të përdorin pajisjet e tyre të prodhimit për të bërë antibakterialin e duarve që do t’u sigurohen autoriteteve franceze falas në një përpjekje për të luftuar koronavirusin.
Konglomerati i mallrave luksoze LVMH, i cili zotëron të tre markat, njoftoi masën në një deklaratë për shtyp të Dielën, duke thënë se nisma ishte në përgjigje të rrezikut të mungesës.
Burimi: BuzzFeed