Kompania e famshme amerikane hedh në treg bluzat me mbishkrimin “Kosovo”

By

Kompania e njohur e veshjeve urbane, “Opening Ceremony”, ka hedhur në treg disa bluza të reja.

Dhe lajmi është se në mesin e qindra veshjeve që realizohen nga kjo kompani, në stokun online të kësaj marke, figuron edhe një bluzë me mbishkrimin “Kosovo”.

Ajo kushton vetëm 25 dollarë, ndërsa në mbishkrimin e kompanisë thuhet se bluza është ekskluzive.

Kjo kompani amerikane, ishte themeluar në New York në vitin 2002 nga dy miq, Carol Lim dhe Humberto Leon, si një vend ku ata do t’i ndanin pasionet e tyre për udhëtimet, artin dhe modën përmes veshjeve.

Ndërsa të gjitha rrobat e tyre mund t’i gjeni në web faqen e kompanisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm