Koleksioni ‘Vjeshtë’ nga Zaimina! (FOTO)

By

Të gjithë ia nisin me pamje, pastaj me zë dhe në fund si ‘qershi’ në torte hapin një biznes pas disa vitesh karrierë.

Këtë rrugëtim po e ndjek edhe këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari.

Që nga fillimi i saj muzikor ajo është shquar për linjat e saja trupore ndërsa tashmë ka edhe biznesin e saj të ri që siç duket po i kushton më shumë vëmendje edhe se sa profesionit të saj.

Këngëtaren po e shohim duke publikuar koleksione të ndryshme nga dyqani i cili poashtu mban emrin e saj teksa këtë herë shpalosi koleksionin ‘Vjeshtë‘, i cili përbehej nga disa fustane  elegante ku rolin e modeles e luante vet ajo.

Kur posedon linja trupore të tilla si artistja në fjalë, bën që çdo fustan të duket elegant dhe më i bukur.

Në fushën e këngës projekti i fundit ishte para pothuajse një viti me reperin Blasta dhe u prit mjaft mirë nga adhuruesit, por Zaimina prioritetet duket se i ka kthyer me shumë kah biznesi i saj këto kohë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm