Kohë ribashkimesh: U ndanë moti, takohen sërish dyshja e njohur (FOTO)

By

Kjo po rikthehet në një javë ribashkimesh për këngëtaren e aktoren Selena Gomez!

Një ditë më parë këngëtarja 25 vjeçare, është takuar me shoqen e saj të dikurshme Demi Lovaton në një ceremoni të ndarjes së çmimeve, e më pas është parë duke u takuar me ish të dashurin Justin Bieber, në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Gazeta e famshme amerikane e shoubizit, TMZ, ka fotografitë e Selenës dhe të Justin, të cilët hyjnë në shtëpi pak minuta pas njëri tjetrit, gjatë të dielës së 22 tetorit.

Pavarësisht ribashkimit me Justin, burime të gazetës pranë këngëtares, thonë se lidhja e saj me këngëtarin The Weeknd, është e fortë dhe ai e dinte se ata të dy janë takuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm