Ylli i “Home Alone”, Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë. 40-vjeçari dhe e dashura Brenda Song janë shumë të lumtur pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë.
Emrin ia kanë vendosur në kujtim të motrës së ndjerë të Macaulay, Dakota Song Culkin.
Bëhet e ditur se fëmija i tyre lindi të hënën me 5 Prill. Brenda dhe Macaulay, të cilët u takuan në setin e Changeland në 2017, e kanë mbajtur të fshehtë lajmin se do të bëhen prindër deri në ardhjen në jetë të djalit.