Klipi me skena të nxehta, Enca kritikohet fort dhe kërcënohet nga komentuesja

By

Publikimi I një videoklipi që kishte përmbajtje të paparë ndonjëherë në ekranet shqiptare, bëri që Enca Haxhia të marrë me qindra mesazhe në Instagram.

Këngëtarja që bëri atë që asnjë kolege e saja s’e ka bërë, duke u puthur në klip me një model, është kritikuar nga fansat e saj e madje edhe kërcënuar.

Klipi i shoqëruar me skena të zjarrta e pasionante në mes Encës dhe një modelit spanjoll që e kishte për mysafir në klip, dikujt s’i ka pëlqyer aspak e madje edhe e ka kritikuar e kërcënuar Encën.

“Të ishe vajza ime, t’kisha kall”, ka shkruar një komentuese, komentin e së cilës Enca e ka publikuar duke shkruar se vjen nga një nënë që për foto profili ka vajzën e saj të vogël. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm