Reperja e njohur kosovare Tayna sapo ka lansuar këngën e saj më të re me videoklip, në të cilin ajo rreth vetes ka mbledhur disa vajza.
Këngëtarja këngën e ka titulluar “Kce” ndërsa klipi është xhiruar edhe në studion e grimeres Sellma, kurse në klip në mes vajzash qëndron njëra nga to që është shumë e njohur për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën e cila deri më tash, ishte shoqëruese e Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing”.
Kejvina shihet pranë Taynas ndërsa duket se miqësia mes dyshes ka nisur kur Tayna ishte mysafire në emisionin e Ermalit. /Prive.al