KLIPI I RI I RITA ORËS KUNDËR BRUTALITETIT POLICOR (VIDEO)

By

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka publikuar videoklipin e ri ‘New York Raining’.

Kjo këngë është në duet me artistin Charles Hamilton dhe për herë të parë u prezantua në finalen e sezonit të parë të serialit ‘Empire’.

Videoklipi i këngës ‘New York Raining’ në fabulën e saj flet për dashurinë dhe të drejtat e njeriut.

Hamilton është shprehur se e gjithë klipi flet për diskriminimin që i bëhet Afro-Amerikanëve dhe theksi vihet tek brutaliteti i policisë ndaj nesh i cili është rritur kohën e fundit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm