Të gjithë bashkë në klipin e ri të dyshes së njohur dikur si TDS.
Reperët Majk dhe Onat, kanë ardhur pas një viti në bashkëpunimin e tyre të ri, të titulluar “Thirri Dajt”.
Kënga e cila flet për shoqërinë dhe të pasurit një rreth besnik e para, është realizuar në praninë e të gjtihë anëtarëve të labelit Baba Stars, përfshirë Getoar Selimin dhe menaxherin e tyre Dekorim Sahitin.
Në këtë këngë, pas projektit Qikita, Majk i është rikthyer hip-hopit, ndërsa kënga e klipi e konfirmojnë se raportimet që në grupin Baba Stars ka përçarje, janë vetëm thashetheme, përndryshe labeli vazhdon të qëndrojë bashkë. /Prive.al