Grimerja numër një në Kosovë, Sellma Kasumoviq, ka nxjerrë gjeneratën e parë të studentëve të diplomuar si artistë të grimit.
Ajo e nisi rrugëtimin si profesoreshë e make-up dhe tani gjithçka ka rezultuar të jetë e suksesshme.
Kasumoviq ka publikuar në Instagramin e saj imazhe nga ceremonia e diplomimit të studentëve që ndoqën kurset e saj të grimit dhe tani ata janë të gatshëm për tregun e punës, me një profesion tejet të kërkuar të momentit.
Sellma ka ndarë edhe certifikatat për studentët e saj, ndërsa kushdo që ka marrë mësimet nga ajo, s’ka dyshim që do jetë ndër më të mirët. /Prive.al