Klan Kosova nga nesër nis skemën e re programore

By

Klan Kosova nga nesër fillon me skemë të re programore.

Programe të reja do ta pasurojnë 24 orëshin në kanalin numër një në vend.

Seriali fenomen i ekraneve turke “Doktori i Mrekullive” nis transmetimin nga e hëna në të premten në orën 19:00.

“Edicioni special” është programi më i ri që sjell desku informativ çdo natë nga e hëna në të premten në orën 23:00.

Termini i orës 20:45 të martën, të mërkurën dhe të enjten është i rezervuar për debatin në “Rubikonin” e Adriatik Kelmendit.

Kjo nuk është e tëra, pasditet do të jenë të rifreskuara çdo ditë pune me “Wazzup” në orën 15:50.

“Ora e Pasdites” do t’ju shoqërojë nga e hëna në të premten në terminin e orës 16:35, ndërsa “Info Magazine” në orën 17:30.

Lajmet më të fundit nga sporti në “Minuta e Fundit” vijnë në orar të ri prej orës 18:40.

“O Sa Mirë” rikthehet të hënave në orën 20:45, “Nd’rrimi i Natës” vjen në terminet e reja në orën 22:00 çdo të hënë dhe të martë, kurse kuizi i muzikës “The Big Music Show” do të vjen përmes ekraneve në shtëpitë tuaja të mërkurën në orën 22:00.

Ndërkaq, episodet e reja të “Vikings” do t’i shihni te enjten në orën 22.00, ndërsa emisioni më familjar “Familja ime” vjen në fundjavë, të shtunën dhe të dielën në orën 10:00.

Klan Kosova mendon edhe për më të vegjëlit.

Ata mëngjeset do t’i shijojnë më mirë nga e hëna në të premten me “Mouk” në orën 09:50, eksploruesen “Dora” në 10:00, “Go Diego” në 10:30 si dhe me “O Sa Mirë Kids” të dielave në 12.05.

24 orëshi në Klan Kosova kompletohet edhe me programet aktuale që nuk ndryshojnë termin.

Një skemë e re programore që plotëson të gjitha ngjyrat në ekran.

Sytë në Klan Kosova.

Jemi një!

Artikuj të ngjashëm