Sikur të gjithë ne, edhe John Snow qenka acaruar me këtë moment në sezonin e fundit të GOT

By

Kit Harington, njëri ndër aktorët me rolet kryesore në serialin më të ndjekur në botë Game of Thrones të prodhuar nga HBO, ka rrëfyer se cili ka qenë momenti që e ka nervozuar më së shumti në sezonin e fundit të serialit.

Dhe po, është ai moment që po prisni të jetë.

John Snow është bërë tejet nervoz kur Arya apo aktorja Maisie Williams, u vendos nga skenaristët që të vriste Mbretin e Natës dhe jo Snow.

Image result for jon snow

“Isha pak i mërzitur sepse doja të isha unë ai që e vet mbretin e natës. Mendoj se u ndjeva sikur të gjithë të tjerët. Unë e ndjek gjithë serialin dhe në fund nuk e vras. Mirëpo isha i lumtur për Aryan. Por në fshehtësi një zë më thoshte se do duhej të isha unë”, ka dhënë Harington në një intervistë hënë së fundmi, shkruan Just Jared, transmeton Prive.

Ai po ashtu ka thënë se ishte surprizuar shumë me mënyrën se si lëvizin ngjarjet në sezonin e fundit dhe se skenarin më së pari e kishte lexuar bashkë me të gjithë aktorët e tjerë, në tavolinën e leximit. /Prive.al

Image result for arya and knight

Artikuj të ngjashëm