Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu është shfaqur i lumtur pranë të dashurës së tij, Kader Kicaj.
Dyshja që gjithçka nisën brenda formatit televiziv më të ndjekur në vend, po vazhdojnë të jenë mes çiftesh më të komentuara në showbizin shqiptar.
Kësisoj, Lumbardhi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij të Instagramin, bashkë me Kaderin – ku ata shihen plot buzëqeshje, dhe jo vetëm.
Lumi kishte dy fjalë për të shtuar.
“Gruaja e lumtur, jeta e lumtur”, shkroi ai karshi imazhit.
View this post on Instagram