Aktori i famshëm amerikan Terrence Howard, po martohet sërish me ish gruan e tij Mira Pak.
49 vjeçari i ka propozuar sërish martesë ish gruas së tij, gjatë të dielës mbrëma në një darkë familjare në Beverly Hills të Kalifornisë.
TMZ ka raportuar se Terrence i ka propozuar gruas me të cilën më parë ishte martuar, me një unazë e cila vlen me miliona dollarë.
“Më janë dashur 45 vjet që të të të gjeja dhe tani që jam në të 50-tat, dua ta kaloj jetën time krah teje”, ka thënë Terrence gjatë fjalimit të propozimit.
Terrence dhe Mira së pari janë martuar në vitin 2013-të ndërsa ajo kishe kërkuar të divorcohej nga ai në vitin 2015-të derisa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Cifti janë rikthyer sërish bashkë dhe duket sikur janë më të lumtur se asnjëherë. /Prive.al