Ditën e djeshme, Alketa Vejsiu në oborrin e Pallatit të Brigadave organizoi një fashion-shoë në të cilin u shpalos edhe një pjesë e koleksionit të Valdrin Sahitit i cili bashkëpunon në Tiranë me ‘Class’ të Alketës.
Sfilata ishte në përmasat e një organizimi global teksa në mbrëmje pasoi një festë mes miqve në një prej lokaleve të Tiranës.
E në të, Valdrin Sahiti u befasua goxha shumë nga mikesha e tij, Elvana Gjata.
Këngëtarja kishte menduar që në event që përkonte edhe me ditëlindjen e Valdrinit të sillte nga Turqia DJ-in e preferuar të dizejnatorit, Mahmut Orhan.
Një gjë e tillë nuk pritej nga dizejnatori Sahiti i cili shijoi bashkë me miqtë e tij muzikën e DJ-it të tij favorit përgjatë gjithë mbrëmjes. /Prive.al