Ditën e djeshme festoi ditëlindjen trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha.
Përpos urimeve të cilat i bënë asaj familjarët e i dashuri nëpër rrjete sociale, ajo nuk është se ndau diçka tjetër me publikun.
Sidoqoftë për këtë gjë mendoi motra e saj, Lori, e cila në profilin e saj në Instagram publikoi një fotografi ku shihej e motra dhe torta e ditëlindjes së saj.
Fotografia e mbushur me ‘zemra’ zbukurohej edhe më tepër nga torta me trëndafila të bardh në të.
Edhe 100 Sara. /Prive.al/