E dëshmojnë gjithmonë se janë një familje e lumtur që jeton në harmoni.
Kështu i kanë edhe festat në shtëpinë e tyre, me dhurata dhe dreka të përbashkëta.
Me rastin e ditëlindjes së këngëtarit Nysret Muqiqi, Egzona, nusja e tij ka përgatitur dhurata dhe një tortë. Kjo befasi e këndshme në familjen e famshme Muqiqi, është përcjellë me një drekë familjare ku është festuar ditëlindja e tij.
Egzona ka publikuar në Instagram dhuratat që janë përgatitur për këngëtarin, duke iu referuar si baba.
“Urime babi. Të duam”, ka shkruar Egzona. /Prive.al/