Do duhej të ishte një ditë krejt e zakonshme për shqiptaren Vlora Ejupi që jeton në New York të Shteteve të Bashkuara.
Por nuk ishte më një ditë nga të tjerat, derisa ylli i popit Rihanna hyri në dyqanin ku ajo punon në Soho.
Neziri ka realizuar një fotografi me njërën ndër këngëtaret më të famshme në botë, përderisa Rihanna ka qëndruar e buzëqeshur.
Ajo kishte hyrë në dyqan gjatë së mërkurës, derisa po bënte pazaret në njërën prej lagjeve më të famshme në New York.
Rihanna veshur mbante një pallto në ngjyrë të kaltër baby dhe një qafore gjigante me një diamant si aksesor.
Edhe në fotografinë e Vlorës, Rihanna ka të njëjtën veshje me të cilën ka tërhequr edhe vëmendjen e fotografëve të revistave ndërkombëtare si Daily Mail. /Prive.al