Kjo është lidhja familjare e Noizyt me të dyshuarin për zjarrvënie

By

Në herën e dytë ose të tretë të aktit të djegies së lokalit, autori i dyshuar duket se u kap! 

Mëngjesin e sotëm teksa digjej sërish lokali i reperit Noizy, forcat e rendit bënë të mundur arrestimin e tij. 

U tha se 26 vjeçari i dyshuar është i afërm i liderit të OTR. 

Por cila është më saktësisht lidhja familjare? 

I arrestuari E.M është hiç më pak se djali i dajës së reperit. 

Teksa shumëkush mund të ketë aluduar për autorë nga radhët e armiqësive apo rivaliteteve në shoubizz, duket se autori paska qenë shumë afër rrethit të familjes. 

Mediat raportojnë se 26-vjeçari ka pasur edhe një thikë me vete në momentin e aktit teksa ai i ka kërkuar Noizyt prej kohësh para. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm