‘Do të doja’ e ‘A më kujton’ pa pikë dyshimi mund të themi se janë dy ndër këngët më të mira të krijuara ndër vite nga një artistë shqiptarë.
Projektet e autorit Naser Berisha po vazhdojnë të ecin me kohën duke thyer kështu çdo parashikim të mundshëm të shumëkujt.
Në profilin e këngëtarit në Facebook kohë më parë është publikuar një detaj mjaft interesant i cili lidhet pikërisht me njërin prej këtyre projekteve projektin
Bëhet fjalë për letrën në të cilën ai kishte shkruar tekstin e projektit ‘Do të doja’ plot 25 vite më parë por e cila po vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot e kësaj dite.
Kujtojmë se Berisha këto ditë është duke qëndruar në Kosovë teksa po punon lidhur me projektin e ri i cili do të jetë bashkëpunim me këngëtarin Hekuran Krasniqi. /Prive.al/