Aida Doçi është ndër këngëtaret që i ka thurur vargje gjithmonë dashurisë e vuajtjes.
Tani ka ardhur koha që ajo t’i këndojë familjes.
Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se po përgatitë një këngë Ilahi, e cila i dedikohet muajit të ramazanit.
Nga sekuencat që ka publikuar në rrjetin social, ajo dëgjohet teksa i këndon një familjeje që është e ndarë nga largësia, kurbeti, ndërsa po i realizon edhe klip.
Kurse, pjesë e klipit të saj është edhe aktori i mirënjohur shqiptar Çun Lajqi, por Aida, nuk ka treguar se kur do ta publikojë këngën. /Prive.al