Kjo është juria zyrtare e festivalit “Kënga Magjike” (FOTO)

By

 

Gjithçka është gati për festivalin tradicional të shqiptarëve “Kënga Magjike”.

Tashmë ka dalë fotografia e jurisë së përbashkët në rrjete sociale, postuar nga nikoqiri i këtij festivali Ardit Gjebrea e më pas edhe nga faqja zyrtare.

Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone janë emrat e njohur të artistëve që stafi organizativ i ka përzgjedhur për t’i vendosur në pozitën e anëtarëve të jurisë.

Edicioni i 21-të, nis më 22 shtator ku do të këndojnë live jo vetëm këngëtaret e rinj por edhe ata të mëdhenj.

Deri tani, Fifi dhe Linda Halimi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm