Ka vite tashmë që skenës sonë muzikore i mungon një prej emrave më të dashur të saj.
Mimoza Mustafa për vite me rradhë ishte këngëtarja më e dashur , model e inspirim për shumë kë që donte të ishte e suksesshme në këtë fushë.
Por për një moment gjithçka ndaloi kështu duke u zbehur këngëtarja e cila për vite të tëra ishte në majat e suksesit e gjithë kjo natyrisht ndodhi për disa arsye.
Mimoza këtë të shtunë ishte e ftuar në Prive ku dha detaje mjaft interesante nga jeta e saj e saj ku foli edhe për largimin gjë që e theksoi se ndoshta familja ishte arsyeja e kësaj shkëputje.
Mes tjerash ajo paralajmëroi se së shpejti do të vijë me projekt të ri muzikor gjë që do të jetë një rikthim pas një pauze relativisht të gjatë e përveç këngës do të bëjë realitet edhe një prej ëndrrave të saja të kahmotshme gjë për të cilën për të cilën tashmë ka ndjekur edhe disa leksione.
Se cilën ëndërr do realizojë e se me kë do të vijë në bashkëpunim këngëtarja mund ta kuptoni në storien e përgaditur nga Vlorijan Halili. /Prive.al/