Kjo është e dashura e Don Phenom

By

Në maj të vitit të kaluar, i ftuar në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, reperi shqiptar Don Phenom, e kishte pranuar për herë të parë publikisht se është i përfshirë në një lidhje romantike.

Ai ka një të dashur krah vetes dhe e kishte në një intervistë me Alaudin Hamitin, pasi u pyet nëse ka të dashur.

‘Po kam të dashur. Pse të mos e pranoj se jam në lidhje?”, ishte përgjigjur reperi.

Ndërsa pasi e zbuloi se qenka dashuruar, Hamiti e pyeti nëse vajza është shqiptare, meqë Phenom ka jetuar për një kohë të gjatë në SHBA.

“Shqiptare është tha ai”, duke mos dashur ta zbulojë se prej cilit vend vjen vajza në fjalë.

Kurse tani, ishte vetë vajza që zbuloi se është ajo në lidhje me reperin nga Shkodra.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, shihet ajo krah reperit në një foto në pamje shumë romantike. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm