Sezoni i ri televiziv në Shtator për të parën herë pas shumë vitesh nuk e ktheu në ekran shoumenin Besim Dina.
Pa ndonjë paralajmërim apo detaj të dhënë për ndjekësit e shumtë, humoristi i njohur shqiptar dhe programi i tij ‘Oxygen’ u zhdukën por e gjitha paska qenë për një arsye!
Besim Dina shumë shpejt, rinis me format të rifreskuar dhe mbi të gjitha… në një kanal të ri!
‘Oxygen’ do zë vend tash e tutje në televizionin më të madh në vend, Klan Kosova.
Ndonëse nuk ka ende një datë të saktë të nisjes, tashmë promoja paralajmëruese ka nisur të transmetohet dhe besohet se pritja merr fund brenda disa javësh.
Një lajm i mirë ky për shumë që kanë pritur e pyetur në këta muaj të mungesës së Besimit.. /Prive.al/