Leonora Jakupi mbështetë djalin e Hashim Thaçit

By

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën e Hashim Thaçit me ç’rast ai dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, dhe u nis Hagë.

Djali i tij, Endrit Thaçi, publikoi një fotografi me babain e tij, ish-presidentin ku shkruan:

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”.

Në po të njëjtin postim, ka reaguar edhe këngëtarja, Leonora Jakupi ku i komenton:

“Respekt dhe mirenjohje pafund per Babin tend e Presidentin tonë!”.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Endrit Thacit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm