Aktorja shumë e dashur, sot po feston ditëlindjen dhe kjo është më e lumtura që ka pasur ndonjëherë.
Jonida është në pritje të ëmbël dhe sot po mbush 34 vjet.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur ku shkruan, “Ne 34 vite te festuara,sot eshte me i lumturi per mua,pavaresisht situates. Zoti me ka bere dhuraten me te bukur ne jete,ty e vogla ime,qe po numeroj ditet per te te pare fytyren e per te te ndjere aromen.”
Këngëtarja së fundmi ka zbuluar se po pret një vajzë dhe ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Besnik Krapin po bëhen prindër për herë të parë.
Në edicionin e fundit të Prive, Jonida foli për përditshmërinë e saj në shtëpi si e vetë izoluar.
Ndiqni të plotë videon e mëposhtme. /Prive.al