Para pak ditësh, Skerdi publikoi projektin e ri muzikor me titull “S’të fal”.
Ndërsa reperi po shijon komentet pozitive të fansave të tij, ai tregoi sonte se cila është dhurata më e bukur që ka marrë këtë vit të vështirë.
Artisti nga Shqipëria ndau me publikun një fotografi të djalit të tij Roi, i veshur me rroba të babadimrit, krijuar nga Vjosa Photography.
Ai shkroi: “Dhurata ime me e bukur per kete vit ishte ardhja jote ne jete❤️ Faleminderit Zot per cdo te mire qe m’ke dhene”.
Viti 2020 ishte vit i vështirë për shkak të pandemisë që ka shpërthyër në tërë botën por për Skerdin do të mbetet viti më I bukur I jetës së tij pasi u bë baba I një djali me bashkëshorten e tij Vesën./Prive.al
View this post on Instagram