Është ende një bebush, por në këmbët e tij do mbathë një palë këpucë të markës së njohur angleze Burberry.
Matini, nipi i këngëtares Shyhrete Behluli, ka marrë për dhuratë nga halla e tij Njomza, një palë këpucë të cilat kushtojnë rreth 125 funte.
Nëna e tij, Learta Jakupi, e ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku falënderon kunatën e saj për dhuratën që i ka bërë.
Përndryshe, me ardhjen e tij në jetë, shtëpisë Salihu i është shtuar gëzimi dhe freskia. Këtë e ka thënë në një intervistë për Prive, Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares Behluli. /Prive.al