Pas një lëndimi shumë serioz në këmbë, operimit dhe muajsh fizioterapi, Enca u rikthye me disa hite verore.
Por, kohëve të fundit ajo nuk është parë edhe aq aktive në rrjete sociale dhe për këtë ka jë arsye!
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo sqaroi vendimin e saj për të marrë pak kohë “off” nga Instagrami.
“Shqip dhe shkurt dhe bukur: Nuk e di si paska fluturuar koha por sapo kuptova që kam më shumë se 9 vite në industrinë e muzikës, megjithëse vetëm 25 vjeç, kam punuar shumë dhe dedikuar gjithë kohën dhe energjinë muzikës, ndaj këtë muaj kam vendosur t’ia dedikoj vetëm vetes dhe pushimeve. Ndaj nuk kam qenë shumë aktive në social media dhe e kam shijuar këtë gjë. Ëndrrat dhe ambiciet tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”, shkruan ajo. /Prive.al