Kjo është arsyeja e mahnitshme pse duhet t’i lani flokët me kafe

By

“T’i laj flokët me kafe?! Je çmendur?!”. Por, nëse doni flokë të bukur, me shkëlqim dhe të shëndetshëm, nuk është një ide e keqe.

Kafeja mund të bëjë shumë më tepër për ju sesa thjesht t’ju zgjojë në mëngjes. Hulumtimet tregojnë se kafeja mund të përmirësojë shkëlqimin dhe rritjen e flokëve tuaj. Plus, ndihmon gjithashtu për t’i shtuar thellësi ngjyrave më të errëta të flokëve.

Kjo metodë është menduar veçanërisht për njerëzit me flokë kafe të errët. Në flokë bjonde, rezultatet mund të jenë më pak të bukura dhe efektive. Sa më e errët dhe më e fortë të jetë kafeja, aq më shumë thellësi do t’i shtojë ngjyrës së flokëve tuaj.

Nëse e përsëritni këtë metodë rregullisht, flokët tuaj do të fillojnë të bëhen më të errët, më të shndritshëm dhe më të shëndetshëm. Kafeja gjithashtu përmirëson rritjen e flokëve, që do të thotë se do të duhet të përballeni me më pak rënie të flokëve.

Nëse dëshironi të përfitoni sa më shumë nga kjo metodë, mund të zgjidhni t’i shpëlani flokët më pas me uthull molle. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e ngjyrës.

Artikuj të ngjashëm