Është vetë e famshme. Modele, këngëtare dhe dikur mbante kurorën e Miss Kosova.
Mirëpo Afërdita Dreshaj ndonëse adhurohet nga shumë, adhuron dikë që kishte të njëjtat epitete si ajo.
Afërdita ka treguar se është fanse e madhe e Adelina Ismajlit, duke e shprehur këtë para fansave e ndjekësve të vet në profilin e saj në Instagram.
Për Afërditën, Adelina është “më e mira”. Kështu të paktën ka shkruar ajo, në momentin që po e shikonte një xhirim më të vjetër të divës shqiptare.
Dreshaj së fundmi ka qëndruar në disa udhëtime në Shtete e Bashkuara me të dashurin e saj rumun, ndërsa Adelina Ismajli, nuk ka shumë që është bërë nënë. /prive.al/