Pasi nuk u rizgjodh deputet, Labi zbulon për Prive.al planet e rradhës

By

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri në zgjedhjet e 6 Tetorit iu nënshtrua për të dytën herë garës elektorale.

Vetëm se me një dallim nga 2017-ta ku mori mbi 10.000 vota, këtë radhë nën logon e AAK-së,  ish-deputeti i cili edhe pse ishte kogja aktiv, nuk arriti të marrë një mandat të dytë.

Prive.al ka kontaktuar me Labin për përshtypjen e tij pas rezultateve preliminare me ç’rast ai ka sqaruar shumëçka.

Nëse mendoni se Labi po heq dorë nga politika, gaboheni.

Për portalin tonë, ai ka konfirmuar se do të nisë përgatitjet për zgjedhjet në nivel lokal të cilat mbahen pas dy vitesh si kandidat i pavarur.

Më poshtë, reagimi i plotë i Labit dhënë ekskluzivisht për Prive.al

Unë edhe tani jam në muzikë edhe sa isha deputet sepse njerezit duan zërin tim dhe prezencen time nëpër mbrëmje të ndryshme! Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë pengesë nga ana politike apo si depuet në karrierën e muzikës se publiku e njeh Labin tash e 20 vjet për punën e tij! Do vazhdoj të jem edhe më fuqishëm!

Për fat keq që me nuk jam në këtë mandat deputet në Kuvend, ku së paku kam dhuruar mbi dhjetëra herë rrogën time, dhe tani nuk mundem njëra nga veprat e mia më të vogla raport me qytetaret! Githesesi do mundohem ne forcat e mia të dhuroj per njerezit kur do që ka nevojë.

Rreth çështjes së votimit mendoj se ka pasur keqpërdorime edhe pse nuk mund ta akuzoj askë por ka një logjikë sa i përket kësaj që e them!

Pse sa isha kandadidat me Ldk dhe Akr-në nuk u bënte fjalë që të dilja me nga 200 vota e sidomos ne Ferizaj vetëm me 1200 vota, gjë absurde, por dola qe të isha shumë i votuar!

Pastaj si ka mundesi kur vetem ata deputet e Aak-së të zgjidhen  deput e te kanë vota kur të gjithë kemi qenë të pranuar në masë ose sa i përket emrit tim e din e gjithë Kosova se sa kam punuar që të ishte Kryeministër Ramush Haradinaj ne mandatin e kaluar!

Thjesht jam pa koment, ama do vazhdoj rrugen time në politikë por duke mos iu besuar më politikanëve dhe duke shikuar mundësinë në të ardhmen i pavarur apo diqka të tillë, sepse 100% do të kisha dal me mirë i pavarur se sa tani në këtë koalicion!

Një ditë shkaktarin e këtij rezultati do ta gjej. Jemi pa koment!

Nëse dikush thotë se ju keni votuar demarkacion e prandaj jeni ndëshkuar e kanë gabim! Përse nuk u ndëshkuan po ata deputet nga Dukagjini pra me vota të marrura ose që kaluan pragun, ose përse  nga Ldk-ja nuk u ndeshkuan kur edhe ata e kanë votuar Demarkacionin e gjithashtu edhe Pdk-ja!

Pra një të keqe tjetër nuk ia kam ba vendit qe votuesi mem ndeshkua e me ra nga 18 mijë vota në 4000 mijë vota pa e prek kurr as nje cep sa i perket korrupcionit apo tenderave te flliqt.

Sapo të dalin rezultatet un do flas me Ramush Haradinaj për veprimet e radhes!

Sigurisht se do përgatitem pēr Kryetar të qytetit tim ku mund të iu tregoj qytetarëve se jam hakikat për të i shërbyer vendit dhe qytetarëve!

Artikuj të ngjashëm