Kjo do të jetë dhurata e Gold Ag për të birin në ditëlindjen e tij të parë

By

Më 28 nëntor të vitit 2020, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një fëmijë.

Në një datë shumë të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar erdhi një djalë që i lanë emrin Gueril.

Ditëlindja e tij do edhe pak kohë që të vijë, mirëpo artisti ka menduar për dhuratën e parë të të birit.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ai njoftoi se do të lansojë një këngë të re.

Kjo këngë e re i dedikohet të birit dhe mban emrin e tij, “Gueril”. Projekti i ri do të lansohet me datë 28 nëntor të këtij viti që shënon edhe ditëlindjen e tij të parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm