Këngëtari Sabri Fejzullahu, me udhëtimet e shpeshta nëpër Europë falë koncerteve, si shumë artistë tjerë shpesh rastis në ngjarje të ndryshme nëpër aeroporte.
Por, kjo që i ka ndodhur së fundmi është thjesht befasuese!
Këngëtarit të madh në një prej udhëtimeve i ka humbur pasaporta në aeroport duke mbetur në të për orë të tëra.
Kur realisht, humbja e koncertit ishte pothuajse e garantuar dhe shpresat për gjetjen e saj ishin gati minimale, e papritura ndodhi!
Pas një nate pa gjumë, Sabriut i është gjetur pasaporta dhe në orët e hershme të mëngjesit ai është nisur drejt Gjermanisë. /Prive.al/