Mëngjesi i sotëm nisi me lajmin tronditës të ndarjes nga jeta në moshën 25-vjeçare të menaxherit të reperit Azet, Sefa Kaya.
Turku humbi jetën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj nga një vetëaksident i rëndë nga i cili nuk arriti të mbijetojë.
Ky zhvillim ka shokuar miqtë dhe kolegët e Sefas i cili vetëm pak orë përpara se të ndërronte jetë, ishte duke festuar në Zone Club me shoqëri.
Por çfarë e solli në Kosovë menaxherin e reperit Azet këtë radhë në të cilën gjeti vdekjen?
Ndonëse vinte shpesh edhe vetëm për vizitë, burime të Prive.al kanë arritur të kuptojnë që Sefa kishte ardhur në Kosovë për t’i finalizuar datat e koncerteve të shumta të Azet këtë verë.
Për fat të keq, Sefa nuk e mbërriti një tjetër sezon të suksesshëm veror, për të cilin ishte shprehur gati në një postim të fillimvitit kur bënte përmbledhje të 2018-tës, e cila ka qenë vera e fundit e tij. /Prive.al