Kjo arsye e detyroi Lori Hoxhën të kthehet në Instagram

By

Pak ditë më parë u bë lajm gjithandej fakti që Lori Hoxha vendosi të zhduket nga rrjetet sociale.

Bloggerja që ka vite së investuari në këtë aspekt, papritmas e gjeti vetën pa Instagram duke habitur gati gjysmë milioni ndjekës.

Megjithatë, largimi nuk ka zgjatur shumë dhe jo për fajin e Lorit.
Kanë qenë shkaqe të tjera ato që e kanë rikthyer në Instagram trashëgimtaren e Top Medias.

‘Si e shikoj veten kur e deaktivizoj llogarinë time duke e ditur shumë mirë që kamë postime të sponzoruara në pritje’ – ka deklaruar Hoxha në përshkrimin e bërë në foton rikthyese duke bërë që të kuptohet arsyeja e vërtetë – obligimet nga postimet me pagesë që bën si bloggere. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm