Sakrificat për bukurinë s’kanë fund dhe kush më mirë se motrat Kardashian e dëshmon këtë.
Ato gjithmonë janë gati të provojnë çdo metodë për të patur një lëkurë të shëndetshme me shkëlqim.
Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit “The Kardashians” foli për një trend të ri të fytyrës që e kishte provuar më parë.
“Kam injektuar spermë salmoni në fytyrën time”, i tha Kim-mamasë së saj, Kris Jenner në episodin e kësaj jave të “The Kardashians”.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2022 me “New York Times”, Kim foli për gatishmërinë e saj për të provuar çdo gjë për të përmirësuar pamjen e saj.
“Do të provoja çdo gjë. Nëse do të më thoshit se duhet të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, do e bëja”, thoshte ajo me shaka në atë kohë.