Kim Kardashian thyen heshtjen për veshjen e saj në Vatikan

By

 

Ylli Kim Kardashian bëri bujë në media ditët e kaluara, për veshjen e saj gjatë vizitës në Vatikan.

Kim u shfaq me një fustan transparent, që nuk i mbulonte shpatullat dhe i zbulonte belin.

Pas kësaj, ajo u kritikua në rrjete sociale, sepse veshja e saj u konsiderua mungesë respekti ndaj Kishës katolike.

Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e Vatikanit.

Për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës.

Modelja ka vendosur t’ju përgjigjet gjithë kritikave përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.

“Ne patëm përvojën më të pabesueshme duke vizituar Qytetin e Vatikanit. Ishte e mahnitshme të ishe në gjendje të shikoje të gjitha artet ikonike, arkitekturën dhe skulpturat antike romake, veçanërisht punimet e Mikelanxhelos. Ne madje patëm një mundësi për të parë arkivin e tyre privat të rrobave të veshura nga çdo papë në histori, që datojnë që nga viti 1500-të. Mos u shqetësoni, unë i përmbahesha kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine,“ shkroi Kim Kardashian, duke i përgënjeshtuar të gjithë kritikuesit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm