Këtë Enca na e paska mbajtur të fshehtë (FOTO)

By

Surprizat janë bërë të zakonshme në mesin e këngëtarëve të famshëm.

Prej tyre pritet në çdo sekondë ndonjë projekt i ri apo diçka e papritur.

E tillë është edhe Enca Haxhia.

Këngëtarja shqiptare, ka befasuar kësaj here duke e paralajmëruar publikimin e një kënge të re, ndryshe nga hera e kaluar kur i bërë jashtëzakonisht shumë reklamë këngës “Ciao”.

Enca në profilin e saj në Instagram ditë më parë publikoi disa fotografi ku shihej e rregulluar dhe duke ndryshuar ngjyrat e flokëve, por nuk aludohej për një klip të ri.

Por ajo, ka shkruar në profilin e saj në Instagram, se ka një surprizë për fansat e saj dhe u bën ftesë që të kontrollojnë herë pas here kanalin e saj në Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm