Kim Kardashian shpërthen në lot: “Ndihem dështake”

By

Kim Kardashian ka qenë kryefjala e mediave botërore pas lajmit se po divorcohet nga Kanye West. Dyshja hollivudiane raportohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 6 vitesh martesë. Mesa duket divorci i tyre do të diskutohet dhe në sezonin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”.

Në një pjesë të shkëputur nga shfaqja, shihet Kim e cila shpërthen në lot duke u shprehur se ndihet një dështake. Megjithëse nuk shpjegohet se çfarë e përloti Kim-in, besohet se arsyeja ka të bëjë me ndarjen duke qenë se episodi vjen në një kohë kur është konfirmuar dhe divorci i bujshëm.

Kim bëri zyrtarisht kërkesë për divorc në fund të Shkurtit dhe në dokumente theksohet se arsyeja e ndarjes kanë qenë “diferencat e papajtueshme”. Kardashian dhe reperi ndajnë katër fëmijë, North, Chicago, Saint dhe Psalmin.

Artikuj të ngjashëm